Marash Kumbulla dhe Jose Mourinho kanë qenë protagonistët e një episodi komik që tekniku portugez ka ndarë me ndjekësit e tij në “Instagram”, i ngjashëm me episodin e përplasjes në Kupën e Italisë mes Alegrit dhe Lautaros.
Trajneri i Romës fillimisht postoi një video nga një seancë fizioterapie që po zhvillonte duke shkruar se ishte goditur nga një lojtar i tij, Murinjo më pas ftoi fansat të gjenin “fajtorin” mes Marash Kumbullës dhe Erik Karsdorp.
Më pas tekniku portugez postoi foton e kontaktit në stërvitje me mbrojtësin shqiptar, duke e treguar atë si “fajtorin” e ngjarjes.
Lojtari kuqezi reagoi me një koment në postim duke shkruar:
“Kapa vetëm topin mister”.
Në këtë moment ishte edhe Lorik Cana që la komentin e tij: “Jose, Kumbulla të dëmtoi që të mos luash titullar në Tiranë”.