Jasir Asani po kërkohet me ngulm nga skuadra e La Ligës

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë 2 asist në 8 ndeshjet që u aktivizua.

28-vjecari ishte surpriza e Sylvinho-s në nisjen e këtij rrugëtimi, me sulmuesin nga Shkupi që e shpërbleu më së miri besimin e brazilianit.

Asani prej një edicioni luan në Korenë e Jugut tek skuadra e Gwangju, por pritet që pas paraqitjeve mbresëlënëse me kuqezinjtë, 28-vjecari pritet të rikthehet në Europë.

Burime të “SuperSport” mësojnë se e ardhmja e Asanit lidhet me La Liga, ku skuadra e Las Palmas është gati që të blejë kartonin e lojtarit të Kombëtares së Shqipërisë. Klubi nga Korea pretendon rreth 1 milion euro për ta lënë të lirë Asanin, shifër e pranueshme për ekipin spanjoll.