Kamberi me iniciativë për t’a paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit.

Deputeti i vetëm shqipëtar Shaip Kamberi ka dorëzuar një iniciativë në parlamentin e Serbisë për ta  paisur Preshevën me tabela të veta të regjistrimit.
Kështu ka njoftuar Kamberi në rrjetet sociale i cili ka theksuar se në proporcion me numrin e banorëve edhe Presheva si çdo ytet tjetër në Serbi meriton të ketë regjistrimin e vet.
“Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.
Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës”.
Kujtojmë se qytetarët e Preshevës mbajnë tabela të qytetit të Vranjës.
Ky është njoftimi i Kamberi i plotë:
“Presheva, njejtë si komunat e tjera, meriton të identifikohet me emrin e vet, prandaj kam dorëzuar iniciativë për t’a paisur komunën e Preshevës me tabela të veta të regjistrimit.
Në komunën e Preshevës janë të regjistruar 12.387 automjete, ndërsa komuna e Preshevës ka 33.449 banorë rezident dhe gjithsej 59.024 banorë kur i shtohen edhe banorët jorezident.
Me këtë numër të banorëve dhe me këtë numër të veturave të regjistruara, është plotësisht e arsyeshme dhe e domosdoshme që Presheva të ketë tabelat e veta të regjistrimit, dhe jo të mbajë ato të qytetit të Vranjës.
Presheva meriton trajtim të barabartë dhe simbolet e saj, përfshirë edhe tabelat e regjistrimit, të jenë të pranishme ashtu si në çdo komunë tjetër të Serbisë”.
Mund të jetë një imazh i teksti