Deputeti i rizgjedhur në parlamentin e Serbisë është takuar sot me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla.
Ky është njoftimi i bërë në facebook nga deputeti Kamberi:
Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla.
I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.
Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.