Një situatë e paprecedentë, në kufijtë e çmendurisë është regjistruar në duelin e 18-vjeçarëve mes Francës dhe Polonisë e vlefshme për Turneun “Lafarge”.
Katër futbollistë të Francës janë ndëshkuar me karton të kuq, duke bërë që ndeshja të mbyllet 15 minuta para fundit.
Fillimisht ishin Housni dhe Belocian që u ndëshkuan në minutat 55 dhe 61, ndërsa më pas gjyqtari përjashtoi edhe Gomis e Bile në minutat 72 dhe 77.
Në minutën e 75-të, futbollisti Bile, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit, goditi me kokë futbollistin polak, duke shkaktuar kaos të vërtetë.
Arbitri me të drejtë e ndëshkoi me karton të kuq dhe më pas njoftoi mbylljen e parakohshme të sfidës, për shkak se Franca U-18 mbeti me 7 lojtarë.