Nait Hasani kërkon që masakra e Burgut të Dubravës të trajtohet në dialogun me Serbinë
Nait Hasani, i mbijetuar i masakrës së Burgut të Dubravës kujtoi ditët kur ish-të burgosurit shqiptarë ishin grumbulluar me 30 prill të vitit 1999.
Hasani tha se shteti serb ka tentuar t’ia lë fajin NATO-s për masakrën e Dubravës. Madje ai ka kërkuar masakra e Dubravës të trajtohet në dialogun me Serbinë./Insajderi
“Kjo masakër ka ndodh me paramendim nga shteti serb, i menyuar deri në fund se si të bëhet vrasja. Kështu së bashku më 30 prill 99 na sollën në burgun e Dubravës. Me këto veprime shihet qartë qëllimi i hstetit serb për të vrarë sa më shumë të burgosur si hakmarrje ndaj UÇK”, tha Hasani.
“Ne si ish të burgosur kërkojmë nga institucionet që masakra e Dubravës të trajtohet në dialogun me Serbinë”, tha tutje Hasani.