YouTuberi i njohur MrBeast publikoi ditë më parë një video në kanalin e tij ku provoi vetura të shumta nga një që kushtonte 1 dollarë e deri tek më e shtrenjta me çmimin 100 milionë dollarë.
E automjeti 100 milionë dollarë ishte Ferrari i parë në botë që vozitet vetëm nga një person, por vlogeri MrBeast pati mundësinë të ulej në vendin e pasagjerit, transmeton Telegrafi.
Kjo veturë është aq shumë historike dhe e vlefshme sa që i vetmi njeri në botë që e ka të drejtën për ta vozitur është një përfaqësues muzeu, potencoi youtuberi.
https://www.youtube.com/watch?v=KrLj6nc516A
Në videon që tashmë ka marrë qindra miliona klikime, MrBeast shpjegoi se vetura duhej të vozitej vetëm në një urë të posaçme pa specifikuar vendin, dhe rruga u pastrua në të gjitha anët, derisa policia mbylli të gjitha rrugët e tjera.
Kjo u bë pasi ata duhet të siguroheshin që të mos i bëhej asnjë dëm makinës 100 milionëshe.