Komentatori nuk u përmend emrat lojtarëve serbë në respekt të 110-vjetorit të Pavarësisë!





Një dhuratë e bukur, mes shumë të tjerave, për ditën e pavarësisë së Shqipërisë ka ardhur edhe nga Arben Berisha. Ai është komentator dhe gazetar sportiv në Kosovë. Gjatë transmetimit të ndeshjes Kamerun – Serbi, komentatori i RTK refuzoi t’u përmendi emrat lojtarëve serbë.

Madje edhe kur Serbia shënoi 3 gola, Arben Berisha nuk përmendi asnjë prej golashënuesve serbë. Ky vendim i tij erdhi si shenjë respekti për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe si një mesazh përbashkues se Shqipëria dhe Kosova janë një komb.