Kompozitori uellsian, Sir Karl Jenkins, i cili i ka kushtuar një vepër viktimave të luftës në Kosovës, ka thënë se i vjen keq që nga viti 1999 nuk kanë ndaluar luftërat dhe konfliktet nëpër botë.
Ai sot ka thyer rekorde të listave duke qëndruar mbi 1000 javë në tabelën zyrtare të albumeve të artistëve klasikë në Mbretërinë e Bashkuar me veprën e tij The Armed Man, shkruan dailymail, transmeton klankosova.tv.
Pjesa, e kompozuar në vitin 1999 dhe e porositur nga Royal Armouries për të shënuar mijëvjeçarin, njihet gjithashtu si ‘Mesha për Paqe’ dhe është një oratorio bazuar në poemën franceze të shekullit të 15-të, ‘L’homme armé’.
Premiera botërore e The Armed Man u zhvillua në vitin 2000 në Royal Albert Hall në Londër, e drejtuar nga vetë Sir Karl, dhe shfaqi Korin Kombëtar të Rinisë së Britanisë së Madhe me Julian Lloyd Webber si solist të violonçelit.
Që atëherë, ka qenë pjesë e rreth 3000 shfaqje në të gjithë globin, duke përfshirë një performancë në Lincoln Center në Nju Jork në 10 vjetorin e 11 shtatorit, përsëri të drejtuar nga Sir Karl.
Regjistrimi në studio, me Orkestrën Filarmonike të Londrës, së bashku me Korin Kombëtar të Rinisë së Britanisë së Madhe, u publikua fillimisht në shtator 2001.
Sir Karl Jenkins thotë: “Kur shkrova “Njeriu i armatosur: një meshë për paqen” në 1999, pak e imagjinoja se në 2023 do të festonim 1000 javë në tabelën klasike të Mbretërisë së Bashkuar dhe gati 3000 shfaqje në mbarë botën.
“Jam thellësisht i nderuar që ka prekur kaq shumë njerëz gjatë viteve; faleminderit The Royal Armouries dhe Classic FM që më porositën ta shkruaj, dhe të gjithë atyre që e kanë realizuar dhe dëgjuar veprën time.
“Më vjen keq të them se nuk ka pasur asnjë ndërprerje të luftës dhe konfliktit që kur ia kam kushtuar veprën viktimave të Kosovës, por ne vazhdojmë të bëjmë muzikë në përkujtim të atyre që kanë humbur dhe me shpresën se njerëzimi mund të gjejë një mënyrë për të shëruar”.