Koncerti i Duas në Tiranë theu rekord botëror





Artistja kosovare me famë botërore, Dua Lipa theu çdo rekord në koncertin për nder të 28 nëntorit në Tiranë.

Sipas faqes “Dua Lipa Today” kanë qenë të pranishëm rreth 200 mijë spektatorë duke thyer rekordin botëror të ikonës së muzikës Tina Turner, shkruan arbresh.info

“Koncerti i fundit falas i Dua Lipës nga turneu “Future Nostalgia” është tani koncerti me më shumë pjesëmarrës nga një artiste solo në histori, me rreth 200 000 spektatorë. Ajo tejkaloi rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998.”, thuhet krahas postimit të kësaj faqeje.

Po të njëjtin postim Dua Lipa e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Përndryshe, ky koncert i Duas shënoi edhe përfundimin e turneut të saj “Future Nostalgia”.