KQZ vjen me një këngë për zgjedhjet, ka hapur edhe konkurs për melodinë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur konkurs për kompozimin e melodisë së institucionit.

Sipas një njoftimi për media melodia e KQZ-së do të jetë e përhershme, identifikuese e institucionit dhe informatat të cilat do të transmetohen dhe publikohen në audio apo video, do të shoqërohen me këtë melodi.

“Kjo melodi, duhet të ketë një ritëm dhe tingull unik dhe origjinal, që tregonin domethënien dhe misionin e KQZ-së. Po ashtu, kompozimi nuk duhet të jetë i ngjashëm me ndonjë melodi apo këngë të cilitdo vend, parti politike apo institucion tjetër të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

KQZ e ka bashkëngjitur edhe pjesën e tekstit që do ti përshtatet kjo melodi.

Teksti për “Melodinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve” është:
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës, është institucion i pavarur,
që organizon zgjedhjet e përgjithshme, lokale, referendumet dhe shpall rezultatet e tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i fton qytetarët, të zgjedhin sipas bindjes së tyre.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u garanton të gjithë qytetarëve,
paanshmëri dhe profesionalizëm në organizimin e zgjedhjeve.
Andaj VOTO!
Refren (x2).

“Kompozitorit gjatë kompozimit i lejohet që të bëjë ndonjë modifikim të lehtë me qëllim të krijimit
të lidhjeve dhe rimave të mundshme në interpretim të melodisë.
Ky tekst duhet të interpretohet me anë të melodisë së instrumenteve muzikore.
Kompozimi i përzgjedhur do të shpërblehet me 2,500€.
Ndërsa do të shpërblehen edhe kompozimi i dytë me 1,000€ dhe i treti me 500€.
Për përzgjedhjen e melodisë do të caktohet një komision profesional.
Gjatë vlerësimet të përzgjedhjes së melodisë KQZ mund të kërkojë edhe ndonjë plotësim
ndryshim eventual, para se të miratohet përfundimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
KQZ-ja rezervon të drejtën që mos ta zgjedhë asnjërin nga propozimet nëse nuk janë kualitative
dhe e përsërit procesin”