Këshilli për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit, pran Kuvendit Komunal të Bujanocit, sot ka mbajtur mbledhjen e parë për vitin 2022.
Në mbledhje u diskutua për sigurinë e qytetarëve në komunën e Bujanocit, për të cilën pikë referoi kryeshefi i stacionit të policisë z. Goran Saviq.
Saviq sqarpi se në përgjithësi situata e sigurisë është stabile, si në aspekt rendi dhe qetësië por edhe sigurisë në komunikacion. Ai theksoi se për dallim nga katërmujorshi i parë i vitit kaluar, në katërmujorshin e parë të vitit 2022 janë konstatuar më pak vepra penale dhe vepra të kundërvajtjes. Shërbimi i administratës policore ka pranuar 15.744 kërkesa nga qytetarët gjatë këtij katërmujorësh.
Saviq potencoi se si shërbim përkundër problemeve që i kanë, gjithmonë janë në shërbim të qytetarëve të komunës së Bujanocit dhe të gatshëm për t’i dalë në ndihmë kur të jetë nevoja.
Në fund kryeshefi i stacionit policor bëri një apel për prindērit që kanë fëmijë maturanta këtë vit, që të jenë të kujdesshem dhe vigjilent. Të angazhohen në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave dhe stacionin policor, që këto evente të kalojnë pa incidente mes të rinjëve dhe pa aksidente, që fatkeqësisht gjatë këtyre mbramjeve ndodhë që maturantat vozisin pa leje, ose nën ndikimin e alkoolit e shpesh kemi aksidente edhe me pasoja fatale./Spektri