E Përditësuar:
Policia tani gjindet edhe në shkollën fillore ” Naim Frashëri” në Bujanoc, ku gjithë nxënësit janë larguar nga objekti shkollor.
Thirrje anonime me raportim për bomba ka tronditur gjendjen e sigurisë në Komunën e Bujanocit.
Televizioni Spektri merr vesh se janë raportuar disa shkolla në Komunën e Bujanocit si vende ku dyshohet për bomba.
Në shkollën e fshatit Lluçan, tashmë ka arritur edhe ekipi i policisë dhe zjarrëfiksat, derisa merret vesh se janë shtatë shkolla si vende të raportuara.
Kohët e fundit raportime të rreme për bomba janë paraqitur në tërë territorin e Serbisë.