Kukësi ka arritur të fitojë me rezultatin 4-0 ndaj Kastriotit në stadiumin “Arena Egnatia” të Rrogozhinës, e vlefshme për javën e 20-të në Kategorinë Superiore.
Llogaritë e takimit u hapën në minutën e 39′ me Filip Gligorov, i cili mjaft bukur ka goditur portën dhe falë devijimit të Abaz Karakaçit topi përfundoi në fundin e rrjetës.
Goli i dytë erdhi me penallti ku Gjelbim Taipi shënoi nga pika e bardhë e 11-metërshit, ku këtë të fundit e fitoi Vitor Feizhao pas shtyrjes brenda zonës nga Lukman Husein.
Goli i tretë u realizua nga Edi Basha ku Gjelbrim taipi mjaft bukur avancoi përpara ku përfitoi sulmuesi kroat, i cili goditi portën diagonal dhe i dha avantazhin e trefishtë për verilindorët e Diego Longos.
Llogaritë u mbyllën me Kreshnik Bahtirin me golin e katërt në minutën e 90+2’.
Me këtë sukses Kukësi renditet në vendin e tretë me 37 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e fundit në kuotën e 15 pikëve.