“DRITA”, seriali i emisioneve në gjuhën shqipe që do të transmetohet në RTS

Pas një kohë të gjatë, në RTS rikthehen emisionet në gjuhën shqipe.

Të hënën, më 14 shkurt, nga ora 18:00, në RTS 2 starton seriali i emisioneve në gjuhën shqipe.

“Drita” është projekt i përbashkët i RTS dhe Televizionit Spektri dhe trajton temat aktuale të rëndësishme për shqiptarët të cilët jetojnë në Serbi.

Emisionet do të emitohen në gjuhën shqipe dhe me titra në gjuhën serbe, ndërsa do të transmetohen një herë në muaj.

Emisioni i parë i kushtohet shpërnguljes së të rinjëve nga Bujanoci, fenomen i cili ka marrë hapa të frikshme të zbrazjes së Luginës.

Cila është pasqyra e vërtetë dhe çfarë po bëhet për të parandaluar këtë shpërngulje mund të mësoni në emisionin e parë.