Një grafit tjetër kërcënues “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” është parë të mërkurën në Komunën e Zubin Potokut.
Grafiti me përmbajtje kërcënuese, i cili po përdoret nga serbët si thirrje dhe nxitje për të kthyer ushtrinë në Kosovë, është vendosur në një mur mbrojtës në këtë komunë.
E për këtë dikush ka raportuar në Policinë e Kosovës.
Rasati është hapur si “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos durimit”.
“Raportohet se në hyrje të qytetit, në një mur mbrojtës është hasur një mbishkrim me përmbajtje të nxitjes së urrejtjes. Është njoftuar prokurori kujdestar, përderisa janë duke u kryer hetime intensive”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, në rrjete sociale serbe është raportuar për një grafit të tillë./Sinjali