Bora Zemani dhe Donal Veshaj kanë rrëfyer sesi e kanë rregulluar marrëdhënien e tyre, pas historisë që ndodhi në BIG Brother Vip mes Donaldit dhe Beatrix.
Bora dhe Donaldi dolën për herë të parë në ‘sytë’ e mediave pas bashkimit, në emisionin e vëllezërve Veshaj ‘Më lër të flas’. Donaldi tregoi se i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë.
Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi
Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)
Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja
Bora: Doje dhe nuk dije?
Romeo: I pari që ka barë hapin është Donaldi apo jo?
Bora: Po
Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..
Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them
Donaldi: Kjo më tha direk të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).
Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoje më tako të më dëgjosh, pastaj më helmosh.
Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë
Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.
Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…