Koalicioni qeverisës në Preshevë, APN e Shqiprim Arifit, Lr e Sami Salihut dhe SNS-i i Aleksandar Vuçiqit qysh në muajin korrik kishin humbur shumicën dhe që nga ajo kohë nuk është mbajtur asnjë seancë e kuvendit komunal dhe ishte jofunksional.
Mirëpo u desht kohë për shpërndarjen e tij dhe emërimin e organit të përkohshëm.
Në gazetën zyrtare të Republikës së Serbisë është publikuar vendimi i qeverisë për shpërbërjen e Kuvendit Komunal të Preshevës dhe emërimi i organit të përkohshëm i cili do të udhëhiqet nga Rgmi Mustafi i PDSH-së deri në zgjedhjet e ardhshme.