Ky aeroport zgjidhet më i miri në botë





Aeroporti i Stambollit është zgjedhur aeroporti më i mirë në botë për vitin 2022 nga lexuesit e “Conde Nast Traveler”, revistës luksoze të udhëtimeve me seli në New York dhe Londër, transmeton (AA).

Sipas njoftimit të aeroportit, në sondazhin vjetor të revistës, Aeroporti i Stambollit zuri vendit e parë, duke tejkaluar Aeroporti “Changi” i Singaporit, i cili u rendit i dyti.

Aeroporti i Seulit i Koresë së Jugut (Aeroporti Ndërkombëtar Incheon) zuri vendin e tretë, i ndjekur nga Aeroporti i Zyrihut i Zvicrës dhe Aeroporti Ndërkombëtar Haneda në Tokio.

Përpos kësaj, “Conde Nast Traveler” tha të martën se Aeroporti i Istanbul i Türkiye-s, i cili u hap në vitin 2019 me një kullë kontrolli në formë tulipani, mori vlerësimet më të larta për dizajn dhe siguri.

“Aeroporti shpesh përdoret si një portë për në pjesën tjetër të Türkiye-s dhe më tej në Azi, është një zgjedhje popullore falë salloneve të saj luksoze – siç është Salla e Turkish Airlines – dhe komoditeteve të reja”, tha revista.

“Conde Nast Traveler” ka 5 milionë lexues në edicionin e printuar dhe 16 milionë lexues digjitalë çdo muaj, si dhe 16 milionë ndjekës në rrjetet sociale.