Lumir Abdixhiku godet Isa Mustafën





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka komentuar videot e publikuara nga VV.

Ai tha se VV është në panik dhe sipas tij, për këtë po merret me të kaluarën.
“Ata që dy vite qeverisje nuk kanë çfarë të prezantojnë, prandaj merren me të kaluarën”, tha ai

I pari i LDK-së ka komentuar edhe deklaratat e paraardhësit e tij, Isa Mustafa se “ka njerëz në LDK që turpërohen me të kaluarën e partisë”.

Abdixhiku tha se turpërohet me “faktin që LDK ka mbetur në 12 për qind në Kuvendin e Kosovës”.
“Nuk besoj se ka njerëz që turpërohen prej të kaluarës së LDK-së. Unë po shoh njerëz të përkushtuar në LDK. Ne kemi njerëz që po bëjnë çmos që partinë ta kthejnë në vendin e vet. Presim më shumë kontribute, e më pak kritika ndaj LDK-së”, tha Abdixhiku.

“Partia jonë mburret me rugovizëm. Njerëzit vijnë e shkojnë dhe secili lë gjurmët e veta brenda kohës së shkurtër që ka. Mua më turpëron fakti që një parti si LDK ka mbetur në 12% në Kuvendin e Kosovës. Unë po angazhohet që partinë e Ibrahim Rugovës ta kthejë ku e ka vendin”, ka thënë Abdixhiku.