Me moton “ Poezia na bashkon” , Blioteka ‘’ 14. Nëntori’’ në Bujanoc ka mbajtur garat ndërkomunale të recitimit

Janë mbajtur garat ndërkomunale te recitimit të organizuara nga Biblioteka ” 14. Nëntori” në Bujanoc, ku kanv marr pjesë shkollat fillore në gjuhën shqipe të Komunës së Bujanocit dhe të Preshevës.
Me këtë rast nxënësve fitues të garave u janë dhënë mirënjohje dhe dhurata për ti inspiruar që në vazhdimësi të punojnë edhe më shumë.
Kjo nuk është hera e parë që organizohen gara të tilla nag biblioteka në fjalë.
Kështu ka njoftuar drejtori i bibliotekës Kadri Selimi përmes një postimi:
Me moton “ Poezia na bashkon” në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, Blioteka ‘’ 14. Nëntori’’ ka mbajtur garat ndërkomunale të recitimit, ku kanë marr pjesë shkollat fillore shqipe të Komunës së Bujanocit dhe Preshevës.
Nxënësit të cilët kanë garuar në mes vete në këto gara kanë qenë nxënës të ciklit të lartë dhe të ulët, e që kanë treguar vlera të larta artistike dhe kanë treguar sukses jashtë zakonisht të mirë duke pasqyruar punën e shkollave dhe mësimdhënësve të tyre.
Ata janë vlerësuar nga anëtarët e komisionit të përbër nga Prof. Metali Krasniqi, Afeida Boriqi dhe Kadri Haliti, të cilët i vlerësuan recitatorët në këtë mënyrë:
Cikli i ulët:
Vendi i parë i takoi nxënëses Lijana Haliti nga shkolla fillore ‘’ Muharrem Kadriu’’ nga fshati Tërnoc.
Vendin e dytë e mori nxënësja Jona Veseli nga shkolla fillore ‘’ Dituria’’ nga fshati Corroticë.
Vendin e tretë e ndanë nxënësit Geart Ahmeti nga shkolla fillore ‘’ Selami Hallaçi’’ nga Rahovica, dhe Andrra Sinani nga shkolla fillore në Bilaç.
Cikli i lartë:
Vendi i parë iu nda Tara Hysenit nga shkolla fillore ‘’ Selami Hallaçi’’ nga Rahovica.
Vendin e dytë e mori nxënësi Erjon Sejdiu nga shkolla fillore “ Naim Frashëri” në Bujanoc.
Vendi i tretë i takoi nxënëses Era Asani nga shkolla fillore ‘’Naim Frashëri’’ nga Bujanoci, si dhe nxënëses Mjaltina Aliu nga shkolla fillore ‘’ Dituria’’ nga fshati Corroticë.
Për fituesit u ndanë mirënjohje dhe nga një dhuratë nga Drejtori i bibliotekës si dhe për të pranishmit u shtrua edhe një koktej rasti.
Falënderojmë gjithësecilin nxënës të ç’do shkolle dhe secilin mësimdhënës për angazhimin dhe pjesëmarrjen në garat ndërkomunale të organizuara nga “Biblioteka 14 Nëntori” në Bujanoc, sëbashku do të mundohemi që nxënësit tanë të vlerësojnë librin dhe lexojnë sa më shumë por edhe të jenë të vlerësuar për sukseset e tyre.
Me respekt Kadri Selimi,
Drejtor i Bibliotekës “14 Nëntori” në Bujanoc.