Sot është dita e fundit e Ramazanit e me këtë rast pritet edhe rikthimi i vjetër i orarit të punës.
Me vendim të Qeverisë së Serbisë, gjatë muajit të Ramazanit orari i punës për gastronominë ishte zgjatur nga 22:00 në 23:30.
Ky vendim lidhej vetëm me muajin e Ramazanit të cilin e ka konfirmur edhe Shtabi për Situata të Jashtëzakonshme.
Nga dita e nesërme orari i gastronomisë rikthehet deri në ora 22:00, i njejti me nivelin në të gjithë territorin e Serbisë./Spektri