Merret vendimi: Këto janë masat e reja!

Në mbledhjen e sotme të mbajtur nga shtabi i krizave është aprovuar vendimi për hapjen e qendrave tregtare, por edhe për kthimin e nxënësve në shkolla, njofton Spektri.

Nga e hëna, 12 prill, do të hapen qendrat tregtare dhe mund të punojn deri në ora 22:00. Ndërsa gastronomia brenda qendrave tregtare do të mbesin të mbyllura.

Kjo praktikisht do të thotë vazhdimin në shkolla, por edhe mësimi i kombinuar, ashtu siç e kanë ndjekur shkolla e mesme.

Në mbledhjen e sotme është biseduar edhe për hapjen e gastronomisë brenda qendrave tregtare. Por sipas planit, kjo mund të ndodh më 19 prill, megjithate ky vendim nuk është aprovuar sot.

Sipas paralajmrimeve të mediave serbe, hapja e përgjithshme e gastronomisë do të diskutohet në mbledhjen e javës së ardhshme të shtabit të krizave./Spektri