Kamberi: Organet shtetërore po ndërhyjnë në vullnetin e votuesëve shqiptarë!?

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik, Shaip Kamberi ka shkruar në facebook se po tentohet nga organet shtetërore të ndërhyhet në vullnetin e qytetarëve në prag të zgjedhjeve të së dielës.

Ky është statusi i Kamberit:

Nga nëndegët tona në terren po marrim informacione shqetësuese për ndërhyrjen e përfaqësuesëve të organeve shtetërore në vullnetin e qytetarëve në prak të zgjedhjeve të 2 qershorit.

Ftoj drejtuesit e organeve të shtetit të këshillojnë punonjësit e vet të qëndrojnë larg “rekomandimeve”, “këshillave”, “sugjerimeve” se cilën listë e cilin kandidat duhet ta votojnë të dielën e 2 qershorit.

Mos i përdorni këto metoda se nuk ju bëjnë punë.

Kontrollone veten dhe përmbahuni nga ndërhyrja në proces zgjedhor, kjo është detyra juaj ligjore, e mos u mundoni me kontrollu elektoratin.

Le të vendosin vet ata kend e përkrahin.

Zgjedhjet janë në Bujanoc e Preshevë.

Vranja, Surdulica e Nishi, nuk kanë çka përzihen në to.

Qëndroni larg vullnetit të lirë të shqiptarëve.

Inkurajoj secilin individ që vazhdon të merr “telefonata këshilluese, sugjeruese apo kërcënuese” të çfardo llojit e nga cilat do struktura shtetërore të mos e fsheh po të njoftojë opinionin.

Vullneti i popullit nuk kontrollohet me telefonata, vullneti i popullit nuk mund të nëpërkëmbet.

E provuat pesë herë në Tërnoc më 2022.

Nuk ju doli.

Nuk ju del përsëri.

Larg duart nga vota shqiptare.