Lionel Messi po planifikon mundësinë e një rikthimi të bujshëm te Barcelona në vitin 2026, pretendon Gol Digital.
Argjentinasi pritet të largohet nga Inter Miami pasi kontrata e tij me ta të përfundojë në fund të dhjetorit të vitit 2025.
Ai do të ketë një kohë prej gjashtë muajsh përpara Kupës së Botës FIFA 2026.
Messi mendon se ai ka ende punë të papërfunduar në klub dhe mund të ribashkohet si agjent i lirë në afatin kalimtar të janarit 2026.
Joan Laporta do të donte ta rikthente Leon në klub pasi dështoi të ndalonte largimin e tij në vitin 2021, dhe Messi madje mund të pensionohet te Barça nëse e bën këtë.
Tetë herë fituesi i Topit të Artë po shijon një sezon fantastik në MLS, ku me fanellën e Inter Miamit deri më tani ka shënuar 20 gola në 19 paraqitje. /Telegrafi/