Vazhdon shkëlqimi i futbollistëve shqiptarë në kampionatin zviceran.
Baseli ka triumfuar me rezultat 5-0 ndaj Winterthurit, derisa derbi i javës mes Zurichut dhe Young Boys Bern ka përfunduar pa fitues 0-0.
E në formacionin e javës në Superligë e Zvicrës kanë zënë vend tre futbollistë shqiptarë.
Qendërmbrojtësi kosovar Mirlind Kryeziu është në qendër të mbrojtjes, derisa në mesfushë janë Bastien Toma dhe Xherdan Shaqiri. /Telegrafi/