Milani, titulli kampion kalon nga Berat Gjimshiti

Pak dyshime për trajnerët e Milanit dhe Atalantës në prag të përballjes së radhës mes tyre.

dj
Berat Gjimshiti kundër Brahim Diazit në ndeshjen e sezonit të kaluar

Kuqezinjtë, të detyruar edhe nga ecuria pozitive, mund të propozojnë formacionin e javës së kaluar edhe për sonte, me ndryshimin e vetëm që Kesi të luajë në vend të Kruniçit, ndërsa Benaseri do të kthehet në krah të Tonalit.

Ibra dhe Florenci do të grumbullohen, por vështirë t’i shohim titullarë. Pak ndryshime edhe për bluzinjtë. Pasaliç do të jetë në formacion ndryshe nga java e kaluar kur u aktivizua Iliçiçi.

Dilema edhe në zgjedhjet në prapavijë ku të sigurt për formacionin janë Gjimshiti me Demiralin që do të kenë në krah njërin mes Toloit dhe Palominos, teksa pesha e sulmit do t’i besohet Zapatës, i cili javën e kaluar ishte lehtësisht i dëmtuar dhe u ruajt pikërisht për ndeshjen me Milanin.

SFIDA E AJRIT – Në planin individual, Berat Gjimshiti mund të jetë rreziku potencial për kuqezinjtë në zhvillimet e goditjeve standarde.

Pavarësisht se Menja ka pësuar vetëm tetë gola (2 me kokë) gjatë 2022-shit dhe prapavija e “Djallit” është e dyta në Europë, shqiptari po përjeton një moment optimal pas golit të javës së kaluar ndaj Specias.

Ndërkohë, ai ka shënuar edhe dy herë ndaj Olimpiakosit, çka e bën mbrojtësin me “petk” sulmuesi të Atalantës.

Një asist sezonal dhe 0.3 gjuajtje në portë për ndeshje i rrisin rrezikshmërinë, ndaj përveç Zapatës, mbrojtësit e Milanit duhet t’i ruhen edhe Berat Gjimshitit që në përpjekje për të ndihmuar Atalantën të sigurojë Europë, mund t’i bëjë edhe një nder Interit që shpreson në hapin fals të kushërinjve.