‘Ike në Dubai kur isha unë në Big Brother’! Donaldi thumbon keq Beatrix 

Duket se do vazhdojë gjatë historia e tyre.

Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Romeo kanë hedhur disa kunja për Dubain. E teksa bisedonin, Donaldi i është drejtuar Romeos:

“Kur isha unë në Big Brother ti ishe në Dubai, për të ngrënë hë, se ishe dhe papunë ato kohë”. Shumë dyshuan se kjo ishte një kunj ndaj Trixës.

Ajo, sapo doli nga BB, u nis për Dubai edhe pse Donaldi e priste që të shkonte ta takonte brenda shtëpisë. Që aty filloi krisja e marrëdhënies së tyre. Tashmë kjo histori duket e mbyllur.