Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njofton se ka filluar “transformimi rrënjësor” i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia njofton se ka filluar “transformimi rrënjësor” i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Vitia ka njoftuar se janë ndarë 2 milionë euro investime të parapara në infrastrukturë dhe pajisje për vitin 2023.
Ai ka thënë se është i gatshëm projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme për pacientët në Onkologji, dhe se së shpejti do të shtohen kapacitete e stafit profesional shëndetësor.
“Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapisë për pacientët në nevojë. Furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Angazhim i shtuar që kjo përqindje të rritet dhe të plotësojë nevojat e pacientëve tanë”, shkruan ministri i Shëndetësisë.
Sipas tij, përkujdesi ndaj qytetarëve si dhe avancimi i shërbimeve shëndetësore janë gjithmonë prioritet i Ministrisë e Shëndetësisë./Dukagjini