Luizi publikon këngën e parë pas fitores në Big Brother

Luiz Ejlli duket se do të hyjë shpejt në muzikë, pasi fitoi Big Brother Albania. Këngëtari shkodran, i cili nuk ishte parë në skenë për më shumë së 10 vite këngën e parë e realizoi gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP, tani ka realizuar një këngë tjetër.

Por, për dallim nga kënga e parë kjo këngë vjen në bashkëpunim me këngëtarin dhe moderatorin, Donald Veshaj.

“2 Shotsa” është pritur mirë nga publiku dhe qysh në fillim ajo ka marrë qindra komente, derisa Luizi po ashtu ka lajmëruar se ka hapur kanal të vetin zyrtar edhe në YouTube./Sinjali