Ragmi Mustafi dhe Ardita Sinani janë takuar me përfaqësuesit e Unionit Studentor në Kosovë për ti dëgjuar kërkesat dhe nevojat e tyre me mundësi zgjidhjeje të problemeve që po hasin, kështu është shprehur Sinani në postimin e saj në facebook.
Ja edhe postimi i plotë
“Takim i Rëndësishëm me përfaqësuesit e Unionit Studentor të Luginës së Preshevës në Kosovë
Sot kemi pasur një takim të rëndësishëm me Kryetarin e Unionit Studentor nga Lugina e Preshevës, Bleron Hevziu, dhe koordinatoren Sumeja Veseli. Diskutuam lidhur me disa sfida të cilat studentët e Luginës sot po ballafaqohen me to në Kosovë.
Ndër temat kryesore ishin kuotat, lejeqëndrimi, nënshtetësia, superpuna, dhe shqetësimet e tjera të rëndësishme. U sigurua se Qeveria e Republikës së Kosovës ka përkushtim në angazhimin për shqiptarët e Luginës, dhe se do të adresohen të gjitha problemet me seriozitetin e nevojshëm.