Kolli i keq “Pertusiss”, dyshime për rastin e parë në Bujanoc

Kolli i keq është një sëmundje e cila po i rrezikon shumë fëmijët kohëve të fundit në Serbi ku gjatë muajit Janar ka pasur 1022 fëmijë të sëmurë po dyshohet se ka të sëmur edhe në komunën e Bujanocit, prandaj portai Spektri sot ka realizuar një intervist me Doktoreshën Florije Huruglica Halili specialiste në repartin e pediatrisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc, e cila flet për simptomat, rrezikshmërin dhe mënyrën e përhapjes dhe parandalimit të sëmundjes e po ashtu dhe rastet e paraqitura në këtë repart.

Sipas Halilit tashmë ka një rast që dyshohet se është I sëmur me “Kollin e keq” në Bujanoc, fëmija është I moshës nën një vjet dhe është hospitalizuar në Spitalin e Nishit.

“Rasti në fjalë klinikisht ka sipmtome mirëpo laboratotikisht ende nuk është vërtetuar, por që fëmija ka qenë në gjendje të rënduar nga kolla edhe në momentin kur është sjell në pediatri”, ky është rasti i pare që deri më tani kemi pasur, është shprehur Halili.

Halili sqaron tutje se siptomat e “kollit të keq” fillojn si një ftohje e zakonshme me rrjedhje hundësh, kollitje e lehtë dhe temperature, mirepo vazhdojn duke u rënduar me kollë të fort që jep përshtypjen që fëmiu po ngulfatet. Izolohet përmes strishos së fytit (sputumit- pështymës) me PCR-Test.

Ajo theksoi se sëmundja zgjatë tre muaj dhe se gjendja e pacientit varet nga intenziteti i sëmundjes dhe se pacientët me forma të rënduara të kollës duhet të hospitalizohen.

Doktoresha tregon se shkaktar e sëmundjes është bakteria “Bacil” Bordetella pertussis, dhe bartet përmes spërkatjes gjatë kollitjes dhe teshtitjes andaj duhet të kemi shumë kujdes.

Tutje Halili sqaron se sëmundja ka qenë e crrënjosur falë imunizimit ( vaksinimit) të rregullt mirëpo është rikthyer në mesin tonë sepse disa prind kanë refuzuar vaksinim e fëmijëve të tyre.

Sipas Halilit ”Mënyra e vetme për të parandaluar sëmundje është imunizimi masiv që do të thotv vaksinimi I rregullt I të gjithë fëmijëve në mënyr që të arrihet imunitet kolektiv”.