A e dini atë ndjenjën neveritëse absolute që ju kap në stomak kur lexoni ose shihni diçka në rrjetet sociale që e dini se nuk është e vërtetë?
Grindja me personat e panjohur në internet është njësoj e keqe për ju si edhe përjetimi i hidhërimeve – thotë Rachelle Stone, trajnere për shmangie të hidhërimeve.
Këto janë pasojat e grindjes në internet që mund të kenë në shëndetin tuaj mendor:
1. Ndiheni më keq çdo herë kur hyni në rrjetet shoqërore
Shtohet edhe më shumë çdo herë kur i përdorni rrjetet shoqërore, për shkak të përgjigjes së panjohur të cilën mund ta marrë publikimi apo komenti juaj. Kjo ndjenjë e keqe mund të çojë deri te ngritja e tensionit të gjakut dhe rrahja e fortë e zemrës.
2. Jeni më shumë nën stres
Do të vëreni që do të keni gjithnjë e më pak durim.
3. Do të keni probleme me pagjumësinë
Përsëritja e argumenteve virtuale nga këto faqe interneti ju bëjnë dëm. Këto argumente interneti do t’ju nxisin që në mes të natës të përsëritni përgjigjet tuaja dhe të provoni të ndryshoni rezultatin e bisedimeve. Kështu ju e privoni veten nga një gjumi i çmuar që nuk mund ta kompensoni.
4. Zhvillimi i sëmundjeve fizike
Stresi është një shkak i njohur i të gjitha llojeve të sëmundjeve fizike, të tilla si diabeti, psoriaza, presioni i lartë i gjakut, shtimi i peshës, pagjumësia, e shumë të tjera.