Në Bujanoc shënohet Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave





Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, Komisioni për Barazi Gjinore dhe organizatat civile QARG dhe BeYond organizuan një “Stand UP” me aktoren Egzona Salihu, në Bujanoc.
Gjatë mbrëmjes u bisedua edhe për historikun e kësaj date që shënohet ndërkombëtarisht, për statistikat e dhunës ndaj grave dhe problemet tjera që rrjedhin si pasojë e mentalitetit të mbjellur në shoqëri, se femra është ajo që gjithmonë duhet të heshtë, për t’ju shmangur problemeve, nga të cilat mund të vijë deri te dhuna.
Ky aktivitet u realizua falë bashkëpunimit me organizatat e shoqërise civile dhe nxënëset e shkollave të mesme, që u mirëprit nga të pranishmet dhe u tregua si model i mirë bashkëpunimi, që duhet të vazhdojë edhe në të ardhmën.
Shiko fotot e shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave,