“Nëna rriti e vetme gjashtë fëmijë, babai na vdiq në luftë”, Qëndron Kastrati rrëfen historinë e jetës së tij





Ish-kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka rrëfyer momentet e tij më të mira dhe ato më të vështira që i ka përjetuar gjatë jetës së tij.

Ai mes emocionesh foli për humbjen e babait të tij dhe sakrificën e nënës së tij për t’i rritur e vetme gjashtë fëmijë.

Nuk është e lehtë por besoj që i kam të qarta se cilat janë momentet më të lumtura dhe ato më të vështira.

“Një që ka të bëj me familjen personale dmth siç e dini gjatë luftës kemi mbetë pa babain, por një prej momenteve ma të lumtura ka qenë kur vëllezërit kanë arrit me u pranu në universitetet më prestigjioze në botë dhe kanë arrit me marrë bursa në Amerikë. Por, më e veçanta për mua është kur motra është pranu në universitetin teknik të Vjenës, e cila ka arrit me i përfundu studimet me vetëfinancim”, u shpreh ai.

“Unë duke qenë vëllai i madh, e kam përjetu që më takon një barrë me u kujdes qoftë me këshilla, udhëzime nuk e di a kom bo diçka shumë, por, jam ndie mirë që nuk kam qenë pengesë apo mungesë për me arrit një sukses të tillë” vazhdoi tutje ai.

Ai foli edhe për sfidat me të cilat është ballafaquar nëna e tij pas lufte.

“Duhet ta keni parasysh qysh ka qenë paslufta pra nuk ka qenë e lehtë që një nanë më 6 fëmijë, ku më i madhi ka qenë gjashtë vjeçar, e pas luftës me arrit suksese të tilla. Një kohë ka qenë sfidë veq me mbijetu, deri në themelimin e instucioneve, traumat e luftës e shumë kriza e probleme tjera” tha Kastrati.

Ai një nga momentet e tij më të lumtura e cilëson edhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Momeni i dytë është kur është shpallë pavarësia e Kosovës dhe kur është njoftë ndërkombëtarisht. Ka qenë një ndër momentet me të lumtura, duke marr parasysh sa njerëzit kanë sakrifiku, ku i gjithë populli ka qenë i shtypum, nuk ka pas lirinë që me e mbajtë identitetin e vet kombëtar dhe me i ndjek të drejtat e tyre elementare siç është shkollimi, e drejta për punësim e çështje të tjera”

“Na përballemi me plot sfida e probleme siç janë arsimi jocilësor, shëndetësia jo cilësore, e drejta për punë etj. Por në fund të fundit jemi vend demokratik dhe i lirë dhe shoqëria gjithmonë ka me kërku se cila është gjëja e duhur për këtë vend, që me pas prosperitet. Këto janë dy momentet më të lumtura që i kujtoj çdo moment” tha Kastrati në T7.