Nga Elvana Gjata te Ylli Limani, Jonida Vokshi tregon kush do marrë pjesë në BBV Kosova!





Shtëpia e “Big Brother Vip Kosova” është drejt fundit, ka mbetur vetëm të vendoset data e nisjes së transmetimit. Kështu ka deklaruar Jonida Vokshi në intervistën e saj të fundit.

E pyetur për hartën gjeografike dhe profesionale të pjesmarrësve Jonida tha:
“Emra nuk zbulojmë dot, por harta është shumë e larmishme për faktin se ka shqiptar nga Shqipëria, shqiptar nga Kosova, shqiptar nga diaspora. Është shumë e gjerë, është jashtëzakonisht e larmishme nga kudo ka shqiptar dhe janë personazhe që kanë shumë për të dhënë aty brenda.”

Një pjesë të tyre Jonida i ka takuar, por kjo nuk vlen sepse brenda një shtëpie si Big Brother të rrëzohet e gjitha sepse nuk i njohim në këtë aspekt. Ndër të tjera Jonida tregoi se i kanë shkruar personazhe të konfirmuar por asnjëri prej tyre nuk i ka kërkuar që të ndikoj për të shkuar në gjysëm finale apo finale.

Dy nga emrat e shumëpërfolur si pjesë të shtëpisë më të famshme janë Ylli Limani dhe Elvana Gjata dhe Jonida nuk ngurroi të përgjigjet pr këta personazhe. Ajo nënvizoi se është e sigurt që Elvana nuk do të jetë pjesë, ndërsa për Ylli Limanin nuk ka asnjë informacion.
“Jo nuk do të jetë Elvana, këtë të paktën e konfirmojmë. Bukur do ishte por jo”./Xh.Xh/dritare.net