Njoftim i rëndësishëm nga shkolla e mesme “Sezai Surroi”

Shkolla e mesme “Sezai Surroi” pas tre viteve ka rikthyer orarin e rregullt të procesit arsimor. Kështu në ndrrimin e parë, nga ora 7:45 deri në 13:45 do të vijojnë mësimin vitet e para dhe të katërta, ndërsa në ndrrimin e dytë nga ora 13:50 deri në ora 19:45, mësimin do ta ndjekin vitet e dyta dhe të treta.

Tre vite të kaluara në shkollën e mesme ishin të jashtëzakonshme, pasi pas pandemisë shkolla pranoi edhe nxënësit e shkollës fillore “Branko Radiçeviq” me të cilët e ndan objektin shkollor gjatë tre ndrrimeve me orë mësimore prej vetëm 30 minutave.

Ky është njoftimi për oraret nga shkolla:

Të dashur nxënës, të nderuar mësimdhëns e të rrespektuar prindër!
Të hënën, me datë dy shtator fillon viti i ri shkollor 2024/25, sipas orarit të poshtshënuar:
Vitet e para dhe të katërta do të vijojnë mësimin paradite, nga ora 07:50 deri në orën 13:45, kurse vitet e dyta dhe të treta vijojnë mësimin nga ora 13:50 deri në orën19:45.
Udhëheqësia, mësimdhënsit dhe gjithë puntorët e shkollës ju urojnë shëndet, shumë suksese dhe një vit të mbarë!
Gjitha të mirat!
Nga shërbimi i shkollës!

https://www.facebook.com/share/p/tEAghoWWdqsufjg6/