Njoftim nga shtabi për situata të jashtëzakonshme në Komunën e Bujanocit

Në mbledhjen e Shtabit të krizave janë miratuar masat ku gjatë vikendit nuk do të punojë asgjë, përveç atyre të nevojshme, përshkak të situatës së jashtëzakonshme epidemiologjike.

Të shtunën dhe të dielën nuk do të punojë asgje përveç shitoreve, barnatoreve, enteve shëndetësore, pompave të benzinës për mbushjen e derivateve, kiosqeve dhe shërbimit të ushqimit.

Masat hyjnë në fuqi sonte saktë në mesnatë, gjegjësisht në minutën e parë të së shtunës.

Rreth masave të cilat do të jenë në fuqi nga e hëna, opinioni do të njoftohet të dielën.

Prej të hënës nxënësit prej klasës së pestë deri të tetën kalojnë në mësimimn online, gjimnazistët mbeten në mësimin online edhe më tej.

Siç jemi të njoftuar, anëtarët e shtabit të Krizave menjëherë janë pajtuar rreth një mase – që gjimnazistët të mbeten në shtëpi dhe të vazhdojnë mësimin online dhe javën tjetër.