“Nuk do ta tolerojmë”, Borrell i alarmuar nga arrestimi i serbëve në veri të Kosovës dhe marshimi i FSK-së

“Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me arrestimin e serbëve në veri të Kosovës dhe marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut.

Arrestohet serbi i cili dyshohet për sulm ndaj KFOR-it
Sipas Borrellit, arrestimi i serbit, gjatë ditës së premte, i cili dyshohet se e kishte sulmuar KFOR-in gjatë protestave të dhunshme në veri të Kosovës është i jashtëligjshëm.

Më tej, ai është shpehur i alarmaur edhe me marshimin e pjesëtarëve të FSK-së në Mitrovicën e Jugut gjatë ditës së premte, gjë për të cilën ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar se marshimi i Ushtrisë së Kosovës gjatë së premtes në Mitrovicë paraqet një ushtrim të rregullt.

“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë”, ka shkruar Borrell në Twitter.

Borrell ka theksuar se nuk do ta tolerojnë këtë.

“Pavarësisht takimit të krizës dje, eskalimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shtuar Borrell.