Organizohet aksion për grumbullimin e gjakut





Kryqi i Kuq i Bujanocit, në bashkëpunim me Institutin për Transfuzion të Gjakut nga Nishi, më 26 tetor 2022 organizon fushatën vullnetare të dhurimit të gjakut.
Aksioni do të organizohet në hapësirat e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 15:00.
Duke dhuruar gjak vullnetarisht, ne vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët që kanë nevojë për trajtim apo shërim, dhe në këtë mënyrë i ofrojmë mbështetje edhe sistemit të kujdesit shëndetësor.

Dhuruesit e gjakut, nuk duhet të paraqiten nëse:

• keni udhëtuar jashtë Serbisë në 28 ditët e fundit
• jeni të ftohtë, kollë dhe teshtitje,
• keni temperaturë të ngritur të trupit,
• keni qenë në kontakt me një person të sëmurë, simptomat e të cilit i ngjajnë infeksionit me koronavirus.