Rikthehet WhatsApp





Shërbimet e aplikacionit të bisedave “What’s App” janë rikthyer pas problemeve të paraqitura mëngjesin e së martës.

Meta ka bërë të ditur se What’s Appi tani është duke punuar për aplikacionet Android dhe iOS e po ashtu për uebin e What’s Appit.
Disa përdorues kanë raportuar të martën, se shërbimet janë jashtë funksionit, duke theksuar se nuk po mund të dërgojnë dhe as pranojnë mesazhe.

Faqja e internetit për zbulimin e ndërprerjeve DownDetector orë më parë konfirmoi se WhatsAppi nuk po funksionon për mijëra përdorues.
Në një përgjigje për Business Today, një zëdhënës i Metas kisht thënë se janë në dijeni për problemin dhe se janë duke punuar për ta zgjidhur atë sa më shpejtë.