Sot gjatë seancës së pestë të Këshillit Komunal të Komunës së Bujanocit është aprovuar edhe ” Shqyrtimi i raportit të punës i Avokatisë së Komunale për vitin 2023 nga Avokati Komunal Farush Islami .
Sipas Islamit ‘vetëm brenda tre muajve Komunën e Bujanocit e kanë paditur 110 persona”, numër ky shqetësues për komunën tonë.
Ky shqetësim sot ka ngjallur edhe debat në këshillin Komunal të mbajtur sot ne Komunën e Bujanocit, ku këshilltarët kanë shprehur shqetësimin etyre rreth këtyre padive.
“Komunën e kanë paditur disa qytetar për arsye pronësore të para shumë viteve , ndërsa disa të tjerë për arsye të shtrimit të asfalltit pëpara pronave të tyre e që ndoshta dikur iu kanë gëzuar këtij asfallti”, kështu ka bërë të ditur sot kryetari i komunës Nagip Arifi duke theksuar kjo e rëndon edhe financiariasht komunën e Bujanocit.
Arifi po ashtu u shpreh se “Në bashkëpunim me të gjithë këshilltarët e këshillit Komunal nëse nuk tërhiqen paditë emrat këtyre qytetarëve do të bëhen publike” ndërsa këshitarët kërkuan nga avokati Komunal listën me amrat e tyre.
Avokati Komunal Islami tha se katër prej qytetarëve kanë tërhequr padit e tyre duke mos dashur ta dëmtojn Komunën e Bujanocit,
Mbetet të shihet ditëve në vazhdim se si do të përfundojnë këto landë.