Parandalohet një rast i kontrabandës në veri të Mitrovicës

Policia ka parandaluar një kontrabandë në fshatin Bistricë, pasi kanë hasur në një kamion që po transportonte dru për në Serbi.

Sipas policisë, i dyshuari ka dalë nga kamioni dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

“Gjatë patrullimit në fshatin Bistricë kanë vërejtur një automjet transportues/kamion me targa vendore i cili ishte duke lëvizur nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë. Personi i dyshuar porsa ka vërejtur njësinë policore e ka braktisur automjetin duke e lënë atë të ndezur, dhe është larguar në drejtim të panjohur. Gjatë kontrollit të realizuar në automjet janë gjetur të ngarkuara lëndë drunore të cilat dyshohet se ishin të dedikuara për t’i dërguar në Serbi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet për procedura të mëtutjeshme hetimore, ndërsa automjeti i përfshirë në rast është dërguar në Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare (SPMK) në Leposaviq./Klan Kosova