Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht, Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar në Kosovë bën të ditur se vazhdojnë të jenë të bllokuara pikë-kalimet kufitare në Jarinjë, Merdar dhe Bërnjak.
Kalimi i autobusëve dhe kamionëve nga Kosova në Serbi është i pamundur për shkak të protestave. Protestuesit e kanë bllokuar gjithashtu pikën kufitare në Bërnjak. Nuk është i sigurt për momentin as kalimi i veturave.
Në Serbi, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, autobusët dhe kamionët nga Kosova nuk mund të kalojnë për shkak të protestave, kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme.
“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit. Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë”, thuhet në njoftim.