Mbrëmë në Bujanoc është mbajtur ngjarje e vecantë e quajtur “Connect Business” ku kanë marr pjesë rreth 100 biznese nga Bujanoci, Presheva, Shkupi, Prishtina, Gjilani dhe Kamenica.
Qëllimi i kësaj ngjarjeje ka qenë që kjo të jetë një fushatë e shkëlqyer e bashkëpunimit në mes vete dhe me bizneset nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut në mënyr që të shkëmbejn ide dhe të krijojnë lidhje strategjike në mes vete dhe njohja e potencialit të zhvillit të këtij rajoni.
Të pranishëm përvec bizneseve kanë qenë Profesor të ekonomisë, dekan e prodekan fakultetesh si dhe përfaqësues politikë.
Gjatë fjalimeve u theksua se “Lugina e Preshevës ka vërtetë potencial për zhvillimin e bizneseve të ndryshme dhe se ka shumë biznese që operojnë në Luginë e po ashtu edhe në Kosovë pavarësisht vështirësive që i hasin”.
Rashiti gjatë fjalimit të tij u shpreh se “Bizneset janë tejet të rëndësishëm për Luginën dhe se duhet të përkrahen në vazhdimësi edhe nga institucionet vendore si dhe ato të qeveris së Kosovës”.
Ngjarja është organizuar nga “Unioni i Bizneseve të Bujanocit” me përfaqësuses tashmë Bejtulla Mustafa njohës i mirë i kësaj fushe.
Kjo nuk është hera e parë që Rashiti bënë bashkë bizneset në Bujanoc.