Kamberi: 16 gjenerata të penalizuara nga mosnjohja e diplomave të Republikës së Kosovës

Deputeti Shaip Kamberi sëbashku me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiun si dhe personi i autorizuar pranë listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, Rahim Salihi ka mbajtur dje një konferenc për media ku i ka njoftuar për takimin konsultativ që ka pasur me presidentin e Sebisë Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thesuar se “tashmë 16 gjenerata janë penalizuar nga mosnjohja e diplomave dhe se pritet që diplaomat të njihen deri më 15 mars, kështu është zotuar edhe presidenti Vuçiq”.
Kamberi është shprehur se “Ajo që presim të realizohet shpejtë është anagzhimi në punë i personelit shëndetësor në Preshevë, konform dy konluzioneve të nxjerrura të Qeverisë dhe eliminimi i padrejtësive në punësimin e kuadrove në polici”.
Ai edhe njëherë ka theksuar se lista që ai përfaqëson nuk ështe e interesuar të marr poste në qendër përderisa shqiptarët e luginës ballafaqohen me probleme kruciale të mohimit të të drejtave themelore të tyre.