PSG-ja pezullon Messin

Paris Saint-Germain ka vendosur ta pezullojë superyllin argjentinas Lionel Messi për dy javë, ka njoftuar gazetari i mirënjohur sportiv Fabrizio Romano.

Arsyeja e pezullimit është udhëtimi i Messit në Arabi Saudite. Është raportuar se Messi nuk kishte marrë leje nga klubi. Ai nuk do të stërvitet e as nuk do të paguhet për 14 ditë.

Ende po pritet një konfirmim zyrtar.

Kohëve të fundit janë shtuar raportimet se ylli argjentinas po dëshiron të largohet nga kryeqyteti francez. Ka oferta të majme nga Arabia Saudite.

Ai u transferua në PSG para dy vjete, por nuk ka lënë shenja ashtu siç është pritur. Raporton Koha.net