Ministria e Tregtisë ka shpallur çmimet e reja të derivateve.
Një litër Eurodizel do të kushtojë maksimumi 213 dinarë për litër në pompa nga ora 15:00 e ditës së sotme deri të premten e ardhshme dhe maksimumi 172 dinarë për litër benzine, që do të thotë se çmimet do të mbeten të njëjta me javën e kaluar.
Gjithashtu, Qeveria e Serbisë sot ka marrë vendim për heqjen e ndalimit për eksportin e naftës nga vendi, ndërsa dekreti për ndalimin e eksportit të derivateve është zgjatur deri më 31 tetor.