Publikohet harta e mbiemrave më të zakonshëm në vendet evropiane: Ja kush janë më të zakonshmit në Kosovë dhe Shqipëri!





Faqja e famshme Terrible Maps ka publikuar një hartë me mbiemrat më të zakonshëm në vendet evropiane.

Sipas këtyre të dhënave, rezultatet për Ballkan janë si më poshtë: mbiemri më i zakonshëm në Kosovë është Hoxha, ndërsa në Shqipëri mbiemri më i zakonshëm është Beqiri.

Interesant është fakti se edhe në Bosnje mbiemri më i zakonshëm është i njejt me të Kosovës, Hoxhiq që ka të njejtën domethënje me Hoxha.

Në Kroaci mbiemir më i zakonshëm është Horvat, në Slloveni mbiemri Novak, në Mal të Zi ka më së shumti persona me mbiemrin Popoviq, ndërsa mbiemri më i zakonshëm në Serbi është Jovanoviq.

Lista tërhoqi shumë interes në këtë rrjet social, rreth 77 mijë persona e kanë pëlqyer, komentet janë me mijëra, e shumë komentojnë se kur bëhet fjalë për vendin e tyre, në listë duhet të ishin edhe disa mbiemra të tjerë.

Shiko Harten