Publikohet video se si nisi sherri që pasoi me vrasjen e marokenit, i cili ngacmoi të dashurën e shqiptarit





Janë publikuar pamjet e sherrit që u pasua me vrasjen e marokenit Abderrahimi Elkharmoudi. Ky i fundit u qëllua nga një shqiptar. 22-vjeçari shqiptar pasi kreu vrasjen kishte ikur në Francë ku qëndroi i fshehur për disa ditë. Por ishte partnerja e tij që e bindi të kthehej dhe të dorëzohej.

Shqiptari është marrë në pyetje nga prokurori Pasquale Ora dhe nga hetuesit por ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Në fund ai u arrestua me akuzën e vrasjes me dashje. Sipas asaj që u rindërtua nga hetimet dhe kamerat e sigurisë, marokeni zihet dhe shtyn disa herë të dashurën e tij për arsye që nuk dihet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00, kur në lokal kishin mbetur pak klientë.

Mes tyre edhe italianja, shoqëruese e shqiptarit, e cila filloi të debatonte me marokenin. Ai ishte i dehur, i zemëruar, bërtiste dhe vazhdimisht i afrohej me tone kërcënuese. Kur u duk se sherri mbaroi, ai doli, por më pas u kthye përsëri, goditi koshin e mbeturinave dhe e shtyu pak gruan, e cila me frikë u përpoq të ikte.

Në atë moment, partneri i saj që ishte jashtë lokalit hyri brenda dhe doli në mbrojtje të saj. Më pas u largua dhe u kthye i armatosur me një pistoletë dhe qëlloi dy herë Elkharmoundin në gjoks dhe në bark.
Viktima arriti të ngrihej dhe të shkonte makinën e tij të parkuar aty pranë por përshkroi vetëm pak metra dhe humbi ndjenjat.
Shih videon e sherrit